Më shumë se 50 të vdekur pas një konflikti etnik në Indi

07/05/2023 20:13

Shkak për shpërthimin e zemërimit dhe gjakderdhjen ishte preferenca ligjore për shumicën hindu në shtetin federal Manipur. 23.000 vetë morën arratinë pas shpërthimit të dhunës.

Në përplasjen e dhunshme mes grupeve etnike në shtetin federal Manipur në verilindje të Indisë kanë humbur jetën më shumë se 50 vetë. Spitalet në Imfal, kryeqytetin e shtetit Manipur dhe më në jug kishin njoftuar për rreth 54 të vdekur. Rreth 23.000 vetë morën arratinë pas shpërtimit të dhunës. Autoritetet bëjnë të ditur, se ka më shumë se 100 të plagosur. Ditët e kaluara u dogjën më shumë se 500 shtëpi dhe shumë automjete.

Arsye për trazirat e rënda në këtë shtet federal është kërkesa e shumicës etnike Meitei hinduiste të njihet nga qeveria si “fis i mbrojtur”. Ligji në Indi parashikon kuota për fiset e klasifikuara si të mbrojtura si për postet qeveritare, vende në kolegje dhe për të shmangur diskriminimin strukturor. Po ashtu fiset e mbrojtura mund të kenë qasje tek programet e ndihmës, të drejta të tjera dhe pjesërisht edhe vetëadministrim autonom.

Fise të tjera, kryesisht fise të krishtera origjinë të Naga dhe Kuko e kundërshtojnë këtë vendim në favor të Meitei-t, për shkak se Meitei janë në mirëqeniee. Qeveria ka dërguar mijëra ushtarë në Manipur, po ashtu janë vendosur “bllokimi i internetit” dhe u lëshua urdhri për të qëlluar për “situata ekstreme”. Ndërkohë situata është qetësuar./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA