Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiç ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes makabre të ndodhur në shkollën e mesme në Beograd.

Lajmi u konfimua nga vetë Ruzhiç, teksa përmes një mesazhi në Tëitter shkruan se i ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç.

“Pas heshtjes, në tri ditët e zisë, si njeri i përgjegjshëm dhe me performancë prej profesionisti, përgjatë detyrave të mia të kaluara, si prind, dhe si shtetas i Serbisë, unë vetëm e kam marrë një vendim racional në këto kushte”- ka thënë Ruzhiç, duke shtuar se dorëheqja e tij është e pakthyeshme.

Ndërsa iu shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, Ruzhiç deklaron se vendimin e tij për largimin, mund ta gjykojë vetëm publiku.

“Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, ky akt është karakteristikë e forcës, ndërsa në rajonin tonë, shpesh është karakteristikë e ligësisë. Le ta gjykojë publiku”, ka thënë Ruzhiç.

Kujtojmë se, një nxënës i shkollës së mesme “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar ekzekutoi me armë zjarri 8 nxënës, si dhe një roje të sigurisë.

Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës të tjerë, dhe mësuesi që ka qenë në klasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA