Pacientët të cilët e kanë të pamundur të shkojnë në qendër shëndetësore për të marrë mjekim apo nevoja të tjera shëndetësore, tanimë u ofrohet shërbim ne banese.
Ky shërbim ofrohet për herë të parë në vendin tonë dhe ka nisur në katër qendra shëndetësore si fillim. Dy infermieret Xhemi Toçilla dhe Entela Demiraj sapo janë kthyer nga një vizite në banesë.
Xhemi Toçilla: Unë isha tek pacienti që e kam në kategorinë 02, që do të thotë invalid i plotë dhe e kam tek rruga “Budi”. Ne i ofrojmë pacientëve të cilët e kanë të pamundur për të lëvizur. Gjatë këtij shërbimi ne ofrojmë madje e shenjave vitale, higjienën personale, lëvizshmërinë e pacientit, po të gjitha këto varen në varësi të diagnozës së pacientit.
Gazetarja: Një herë në sa duhet të shkoni ta kontrolloni këtë pacient?
Xhemi Toçilla: Në varësi dhe të diagnozës që ka pacienti, po edhe në varësi të gjendjes së pacientit, ku lajmërohemi nga familjarët.
Mjekët të cilët dinë diagnozat dhe pamundësinë e pacientëve që nuk lëvizin dhe përcaktojnë grafikun e shërbimit që duhet ofruar, për këta pacientë.
Entela Demiraj: Unë ofroj mundësi dhe ndihmë për infermierët që shkojnë në banesë, për proceset që ato nuk mund të kryejnë. Për shembull vendosja e një kateteri urinar, aspirimi i pacientit, ekzaminimet, marrja e gjakut. Pasi bëhet vizita në banesë, pacienti është i pajisur me një kartelë që ka diagnozën dhe të dhënat mjekësore të pacientit. Shkruhet vizita, shërbimi që është kryer dhe neve e raportojmë tek operatori.
Vetëm në qendrën shëndetësore numër 1, trajtohen 50 pacientët me shërbim në banesë . Ky shërbim i nisur si fillim nga projekti “Shëndet për të gjithë”, që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, pritet të shtrihet në të gjithë vendin, madje edhe për pensionistë të mbetur vetëm dhe që kanë vështirësi për të shkuar në qendër shëndetësore qoftë edhe për një matje tensioni.
Top Channel