
23/02 23:03
Policia holandeze arrestoi 154 tifozë futbolli në Amsterdam të shtunën për shkak së kënduan thirrje antisemitike.
Përmes një deklarate, policia thotë se tifozët e futbollit u paralajmëruan disa herë që të ndalonin së kënduari ndërsa po shkonin për në Arenën Johan Cruijff në metro, mirëpo refuzuan të bindeshin.
Mbështetësit u arrestuan pasi arritën në stacionin Strandvliet.
Arrestimet erdhën në të njëjtën ditë që Ajax dhe AZ Alkmaar po luanin një ndeshje në arenë. Në deklaratën e policisë nuk është specifikuar se cilën skuadër kanë mbështetur tifozët e ndaluar.
Top Channel