Të shtënat me armë në Pukë/ Shpallet në kërkim 26-vjeçari, pamje nga vendngjarja

06/05/2023 09:08

Te shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pukë.

Një 26 vjeçar është shpallur në kërkim pasi është identifikuar si autor i të shtënave me armë në mesnatë në Pukë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:20 në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz.

K. P. banues në Tiranë ka qëlluar disa herë në ajër, duke lëvizur me makinë.

26 vjeçari është shpallur në kërkim së bashku me automjetin e tij.

Sipas policisë, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kjo ngjarje ka marrë nuanca politike pasi kandidati socialist Gjon Gjonaj, akuzon kundërshtarin e tij për presione.

“Pukë/ Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijion puna intensive për kajen e 26-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA