Tre persona janë vënë në pranga në Fier, për vepra të ndryshme penale dhe një është shpallur në kërkim.
26-vjeçari A. B., banues në Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasoja vetëm dëme materiale.
49-vjeçari E. B., banues në Ardenicë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan 27 vjeçarin A. H., banues në Vidhishtë, Roskovec, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e V. A.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim 26 vjeçari J. Sh., banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur një 30 vjeçare. Sipas policisë po punohet për kapjen e J. Sh.
U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në datën 05 05.2023, rreth orës 05:00, në lagjen “Kastriot”, Fier, persona të paidentifikuar kanë djegur derën e një dyqani me veshje sportive.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel