Stadium të ri për Vlorën/ Sot zgjidhet projekti fitues për kompleksin e ri sportiv

06/05/2023 10:25

Duke e cilësuar sportin si prioritet të qeverisë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në përzgjedhjen e projektit fitues të stadiumit të ri “Flamurtari në Vlorë.

“Vlora prej kohësh kërkon  një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar”, tha Rama.

Ky projekt sipas Ramës do të pasohet nga të tjerë me synimin për të zgjeruar hapësirat sportive në kryeqytet.

 “Së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit të dytë të Tiranës, sërish me një partneritet publik privat” , tha Rama.

Veç stadiumeve, Rama premtoi se pas marrëveshjes me klubin e Manchester City për krijimin e një akademie futbolli në Durrës, është në bisedime me një tjetër klub europian për Vlorën.

“Unë jam duke folur me një klub tjetër futbolli europian që ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re që po bën Sokol Kushta që ta kemi edhe në Vlorë një akademi me standard të larta”, tha ai.

Me mbarimin e zgjedhjeve vendore, kryeministri vuri në dijeni Federatën Shqiptare të Futbollit se do të kenë një presion të shtuar për investime të reja për fëmijët.

Sot prezantojnë publikisht projektet e tyre para një jurie me me përfaqësues nga bota e arkitekturës, urbanistikës bashkëkohore, 3 studio të arkitekturës bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA