Shqetësim mosrespektimi i semaforëve, gjobitet një shofer në Tiranë 

06/05/2023 14:47

Mosrespektimi i semaforëve nga drejtuesit e automjeteve mbetet një shqetësim për burim aksidentesh rrugore.

Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë semaforët, në orare dhe vende të ndryshme.

Si pasojë është është ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë të rinj Xh. B., për mosrespektim të semaforit.

Strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, vijojnë kontrollet parandaluese për goditjen dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që janë burim potencial për aksidente rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA