Morinë/ Tentoi të fuste 15 mijë euro ilegalisht në vendin tonë, nën hetim 29-vjeçari

06/05/2023 10:42

Një 29-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të fuste 15 mijë euro ilegalisht në vendin tonë.

Policia Kufitare në Morinë ka ushtruar kontroll më të imtësishëm në automjetin që drejtonte Xh. Ç., ku gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

29 vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare dhe falë informacioneve të shkëmbyera me Policinë spanjolle dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, pasi është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjeti me drejtues shtetasin XH. Ç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA