Kandidati socialist për bashkinë Sarandë, Oltion Çaçi ishte i ftuari i radhës në episodin e pestë të podkastit “Flasim” të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë intervistës ai tregoi tre synimet e tij nëse vendoset në krye të bashkisë Sarandë.
Rama: Përse hezitove në fillim?
Çaçi: Hezitova për të…mendoja a ia vlen ta ndërhyja këtë mënyrë jetese sepse është një sfidë më vete, por Saranda dhe Ksamili janë destinacione për tu bërë, do jap të gjitha alternative dhe të ngulmoj, pasi janë shporta hapëse dhe mbyllëse e turizmit shqiptar. Ishte pak skeptike. E kam si sfidë që mos ta turpëroj familjen, po s’bëre emër je një kalimtar. Vëllai e shikonte më shumë në prizmin e biznesit. E mendoja që është pak për mua ajo gjëja dhe doja të merrja një mision tjetër.
Rama: Kam shumë besim, kandidatura jote nuk është se do,i si një letër e mirë që hapet me një lojë rastësie, ne kemi bërë goxha hulumtime, unë kam dashur shumë dëshirë që të bëhej për Sarandën, nga ana tjetër duhej një partner në ritëm, kërkesë, pagjumësi. Donim të sillnim një frymë të re, dhe rezultoi që kandidatura jote ishte më e përshtatshme.
Rama: Cilat janë tre gjërat kryesore?
Çaçi: Kuptoj dhe ca duhet duke parë takuar dhe prekur, rruga e gjashtë një element i rëndësishëm për të shfryrë tensionin që ka trafiku, mos të konceptojmë vetëm tek shëtitorja, por ta ndajmë në tre pole, ti japim jetë qytetit të vjetër, kodrës, edhe qytetit ku jemi, është veror sepse zhvillohet vetëm në muajt e verës, Ksamili.
Rama: Kemi nisur punën me projektet me fondin shqiptar të zhvillimit, duhet patjetër aeroporti i ri, kemi bërë gati garën tjetër, një gjë jam i bindur, duke e konceptuar Sarandën jo vetëm si qytet por dhe si një baçe fantastike.
Intervista e plotë
Kryeministri Edi Rama: Mirëmëngjesi nga mirëmbrëmja e Sarandës, ku podcasti është spostuar me imponimin e fushatës, por edhe me dëshirën për ta njohur publikun e podcastit me një personazh. Një personazh i veçantë sipas meje, një anëtar i një familjeje shumë punëtore me shpirt sipërmarrës, e cila u kthye në një nga pionerët e industrisë së re të turizmit në Shqipëri dhe anëtari në fjalë sot është kandidati ynë për bashkinë e Sarandës. E di që ke emocione. Pa emocione nuk bëhet kjo punë dhe uroj që emocionet mos të të ikin për fare dhe të mos kthehesh në një profesionist brutal i detyrës publike, gjë që ndodh. Uroj që shpirtin si sipërmarrës, ambicien për të ndërtuar gjëra që të tjerët nuk kanë as kurajon t’i parafytyrojnë dhe thirrjen e gjakut për këtë zonë ta kthesh në një mirësi për Sarandën.
Oltion Çaçi: Është vetëm fillimi besoj, është e pamundur që të kthesh kokën mbrapa tek ky qytet që ka vetëm energji, pozitivitet, ballkon nga më të bukurit do thoja dhe të mos kesh dëshirën dhe pasionin për të punuar, është e pamundur.
Kryeministri Edi Rama: Ka pasur Saranda edhe nga ata që e kanë trajtuar këtë ballkon si arën e babait, madje më keq se arën e babait sepse në arën e babait gjithsesi ka një limit keqtrajtimi dhe ka një limit edhe papërgjegjshmërie ashtu sikundër ka pasur dhe nga ata që kanë bërë sa kanë mundur po padiskutim ky ballkon ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe kemi bërë goxha shumë, por arsyeja pse ne të gjithë donim një ndërrim stafete këtu ishte sepse me gjithë respektin e padiskutueshëm për një djalë nobël si doktori Gurma, na duhej dhe na duhet një super menaxher, një njeri që të mos e zërë gjumi që të ëndërrojë të lërë gjurmën e tij në historinë e këtij qyteti.
Oltion Çaçi: E konsideroj si biznes që ka nevojë të ngrihet nga fillimi, por jo biznesin tim, por biznesin e këtij komuniteti që të bëj që të vini jo vetëm ju por dhe gjithë turistët në këtë destinacion dhe të ndjejnë vërtetë ndryshimin që është vërtetë i nevojshëm në këtë qytet.
Kryeministri Edi Rama: Një biznes i komunitetit që sjell shumë më tepër të ardhura për njerëz, për familjet e tyre, por edhe për bashkinë në mënyrë që bashkia të bëjë shumë më tepër punë.
Oltion Çaçi: Patjetër, nga andej fillohet. Në qoftë se bashkia nuk arrin në çdo centimetër katror të këtij qyteti, nuk arrin të përfitojë të ardhura, këtu nuk transmetohen dhe nuk përkthehen në të mira publike në shërbime për njerëzit dhe banorët që jetojnë në këtë komunitet.
Kryeministri Edi Rama: Megjithatë, për këto ke pasur gjithë kohën, do kesh dhe disa ditë të tjera. Nuk jemi këtu për programin, jemi këtu për Oltin, për origjinën, për familjen, për fëmijërinë. Kush je ti?
Oltion Çaçi: Unë jam Olti Çaçi, Oltion Çaçi më saktë. Kam lindur në fshat, kam jetuar deri 6 vjeç. Prindërit për një jetë më të mirë a mbase nga puna vendosën që….
Kryeministri Edi Rama: Në cilin fshat?
Oltion Caci: Në Beçisht, në fshatin e Ali Pashë Tepelenës. Më pas më kanë çuar në Tepelenë. Babai me mamanë në fakt është një histori e rrallë sepse janë njohur në Delvinë, në gjimnazin bujqësor të Delvinës. Mamaja ime është nga Saranda, Babai nga Tepelena. Pasi kanë mbaruar Universitetin Bujqësor, vendosën të jetonin në Tepelenë, i çuan. Më pas jemi transferuar në Tepelenë. Kemi jetuar rreth 7 vjet. Pasi erdhi demokracia, vendosën të bëjnë një jetë më të mirë duke u transferuar në Tiranë. Më dukej Tepelena e vogël, në fakt. Pasi kalova në Tiranë pas 2 vjetësh, pasi mbarova dhe gjimnazin atje, në ’99 si gjithë shqiptarët, ikim për një jetë më të mirë në Londër. Kam jetuar dy vjet pothuajse me shkëputje por jam kthyer në 2001 dhe pastaj kam ikur në Kiev, Ukrainë. Më kujtohet historia se nuk është se ika me bursë shteti, është çdo gjë e financuar nga familja. Bashkë me vëllain tim, kemi studiuar atje rreth 7 vjet, 1 vit gjuhën, 4 vjet universitetin, 2 vjet masterin, pastaj jemi kthyer në Shqipëri. Prindërit merreshin me ndërtim, me biznes ndërtimi, ndërkohë kishin filluar në Sarandë. Jemi kthyer këtu në Sarandë, kemi jetuar disa vite. Nga ndërtimi kaluan në hoteleri-turizëm; kjo në fakt ishte iniciativa e jona, e brezit të ri.
Kryeministri Edi Rama: Sa vëllezër jeni?
Oltion Çaçi: 2 vëllezër.
Kryeministri Edi Rama: Keni motër?
Oltion Çaçi: Jo, për fat të keq. Kemi vajzat kështu që… Megjithatë, jeta vazhdon. Ikëm në zonën e Golemit. Aty vendosëm të investonim në hoteleri. Kemi bërë dy hotele që janë ngjitur me njëra-tjetrën, kemi bërë 3 restorante, 1 restorant në Tiranë, patjetër bar e investime të tjera që kemi bërë në Tiranë, por përgjithësisht jemi marrë me hoteleri dhe ndërtim, por në jetë na është dhënë mundësia që të bëjmë dhe kamarier, banakier, picier, pastrues, menaxherë, recepsionistë edhe pronarin ndërkohë. Kështu që, nuk besoj do e kem të vështirë për të bërë këto që 85% e këtyre bizneseve në Sarandë kanë nevojë. Duke e kuptuar të gjithë këtë përvojë, duke e kaluar vetë, e ke shumë kollaj të kesh një komunikim të drejtpërdrejtë me gjithë bizneset e zonës.
Kryeministri Edi Rama: Familja e jotja, e reja?
Oltion Çaçi: Jam prind i dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe. Kuptohet që unë jetoj në Sarandë dhe fëmijët e mi do jetojnë në Sarandë. Bashkë me familjen e re.
Kryeministri Edi Rama: Si reagoi familja e re dhe si reagoi familja e vjetër, sepse unë e di që ty të erdhi si rrufe në qiell të pastër, as të kishte shkuar mendja që mund të thirreshe në këtë detyrë?
Oltion Çaçi: Me thënë të drejtën, bashkëshortja e pranoi menjëherë, mamaja hezitoi pak, babai na ka lënë nga pandemia. Më pas, mamaja e kuptoi, më mbështeti dhe më mbështet. Vëllai patjetër, edhe ai pak me rezervat e veta në fillim, por tani më mbështet.
Kryeministri Edi Rama: Ti vetë pse hezitove në fillim se e di që u desh kohë të të merrte Klosi përgjigjen?
Oltion Çaçi: Hezitova në fillim, mendova a ja vlente ta ndryshoja prapë këtë mënyrë jetese sepse është mënyrë jetese tjetër, sfidë më vete por kur arrita të kuptoja që Saranda dhe Ksamili janë destinacione për tu bërë, pasi analizova me vëmendje të gjithë punën tuaj, e kuptova që pasi mbarove me Vlorën do kesh nevojë për Sarandën dhe e kuptoj këtë pjesë.
Kryeministri Edi Rama: Po mundohesh të bësh biznesmenin me mua tani?
Oltion Çaçi: Patjetër se pa ty nuk bëhet kjo punë. Unë do mundohem të të jap të gjitha alternativat dhe t’i kërkoj me ngulm për të mundësuar investimet në këtë zonë që është, realisht, porta hapëse dhe mbyllëse e turizmit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama: Çfarë ishte, përveç ndryshimit të mënyrës së jetesës, kundërshtia apo arsyeja e hezitimit kryesor apo e rezistencës kryesore të mamasë?
Oltion Çaçi: Në fakt, këtë punë e ka bërë babai im më parë dhe pasi ai vendosi të merrej me biznes, sepse babai ka qenë kryetar i Komitetit të partisë në Tepelenë, ka qenë dhe sekretar i komitetit, do të thotë që ne vijmë nga një familje që e kemi të njohur këtë si proces dhe ishte pak skeptike. Do them një histori që është shumë e lezetshme në fakt. Ishim po tek biznesi. Për fat të mirë dhe të keq atje janë shumë karrige. Mamaja më thotë, ‘’shiko këtu djalë ke 1000 karrige se mund të jenë edhe më shumë. Të gjitha këto jenë tuajat. Kujdes atje ku do shkosh, nuk është e jotja, mendoje mirë, mos na turpëro’’. Dhe e kam edhe si sfidë këtë pjesë që të arrij mos të turpëroj familjen, por edhe të mos jem djalë i babait por të vë emrin tim në këtë jetë se në fund fare po s’vure një emër, je një kalimtar, kështu që shpresoj të vë edhe unë emrin tim.
Kryeministri Edi Rama: Po rezistenca e vëllait?
Oltion Çaçi: Vëllai e shihte më shumë në prizmin e biznesit duke qenë se thoshte jemi mirë, nuk ka arsye që pse, kemi mundësi këtu për t’u zhvilluar. Nuk ka arsye pse të heqësh këtë gjënë, por mendoja që është pak për mua ajo gjëja. Unë e mbarova atë mision. Thashë të marr një mision tjetër, pse jo?
Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që kur erdhe këtu nuk të pritën të gjithë krahëhapur. E ke ndonjë moment ndjesinë që të thuash ore, ça i hyra kësaj pune tani? Se duhet me i mbush mendjen gjithë dynjasë. Që nuk jam ai që thonë, disave ai që ju duhet, disave ai që duhet të më njihni? Pate ndonjë moment që thua ore, ça i hyra këtij muhabeti?
Oltion Çaçi: Vetëm në fillim në fakt sepse kuptohet, ky ndryshim le të themi, brenda familjes politike, kishte ato hatërmbetjet e veta por që them që në momentin që shikon pak më larg e kupton që janë gjëra momentale, do kalojnë. Ok, për një moment e mendova, thashë; po mua ça më duhet kjo gjëja, për ça duhet unë t’u mbush mendjen njerëzve për një gjë që, unë një gjë që e prek dhe e flet puna, të mundohem t’ua transmetoj njerëzve që nuk dua ta kuptojnë. Megjithatë të them të drejtën këtu jam pritur mirë. Qytetarët më kanë pritur mirë dhe shumë shpejt mendoj do ta kuptojnë dhe arsyen pse.
Kryeministri Edi Rama: Unë kam besim, kam shumë besim për hir të vërtetës. Kandidatura jote nuk është se doli si një letër e mirë që hapet në një lojë rastësie, po ne kemi bërë goxha hulumtime. Unë kam pasur shumë dëshirë që të bëj për Sarandën, por nga ana tjetër duhet një partner në ritëm, në kërkesë, në insistim, në pagjumësi etj, etj në realitete të tilla dhe në një moment të caktuar patëm disa alternativa, kandidatura për të sjellë një frymë të re të injektuar, një forcë të re për ta lidhur karrocën me një kalë të ri dhe na rezultoi që kandidatura jote ishte më e përshtatshmja. Tani në këto ditë, sigurisht ke pasur kohën që të ëndërrosh pavarësisht se fushata nuk të lë shumë kohë, ça do të bëje, tre gjërat kryesore?
Oltion Çaçi: Në këtë qytet, me cfarë kam arritur të kuptoj dhe cfarë kam arritur të kuptoj duke parë e takuar, duke prekur, është shumë e rëndësishme ta fillojmë nga rrugë e Gjashtës, është një element shumë i rëndësishëm për të shfryrë tensionin që ka trafiku i rënduar në këtë qytet që është edhe gangrena. Këtë qytet është shumë e rëndësishme që të mos e konceptojmë vetëm këtu tek shëtitorja, por ta ndajmë në 3 pole. Është e pamundur, ka një shtrirje shumë të madhe dhe duhet t’i japim jetë pjesës së qytetit të vjetër, Kodrës, ku edhe ka filluar zhvillimi në vetvete, po edhe këtij qyteti këtu ku është qytet veror. Në fakt ky zhvillohet vetëm në verë, por realisht është shumë i madh. Ksamili. Ksamilin e kam..
Kryeministri Edi Rama: Me Ksamilin ne kemi filluar punët me projekte me FSHZH dhe kemi dhe financim ndërkohë që na duhet patjetër të ndërtojmë aeroportin e ri. Një garë që nuk përfundoi me sukses. Kemi bërë gati garën tjetër, por një gjë, unë jam i bindur që duke e konceptuar Sarandën jo thjesht si qytet, po si një qytet me një bahçe fantastike që është gjithë pjesa, si të thuash, rurale e zonës, ku unë fus edhe Finiqin edhe Konispolin, që nuk janë bashkitë e Sarandës, por që pa diskutim kërkon kjo kohë një unitet dhe ndërveprim dhe me Delvinën, pra të katërta, këtu mund të bëhet një spektakël ekonomik i padiskutueshëm tani që është vendosur një bazë, tani që ka një stabilitet në themelet e funksionimit të shtetit pavarësisht se ka akoma punë për ngrehinën institucionale të shtetit dhe në këtë drejtim unë do të të nxisja shumë, shumë fare që të bëje, ta ndaje kohën dysh midis pjesës urbane, natyrisht është shumë rëndësishme, dhe trafikut etj, etj, po trafik Saranda do të ketë gjithmonë, të jemi shumë të qartë, madje duhet të pajtohemi që trafiku është shenjë e mirë këtu sepse ky qytet është shumë intensiv dhe po të shkosh në Monako, po të shkosh në qytete të kësaj natyre, po të shkosh në periudha sidomos të sezoneve, trafiku është pjesë e gjësë, por agroturizmi, agropërpunimi dhe transformimi i gjithë zinxhirit të përpunimit në një zinxhir vlerë të shtuar dhe transformimi i krahut të punës dhe i djersës dhe i gjithë energjive të shpenzuara në tokën këtu, në një pjesë të zinxhirit të vlerës së shtuar për turizmin, është fitorja që na duhet në këtë territor.
Oltion Çaçi: Është shumë e saktë dhe për të bërë një destinacion turistik si Saranda bashkë me zonat përreth, bashkë me Ksamilin dhe fshatrat e tjerë, si Manastiri, është e pamundur pa e konceptuar jo vetëm për këto qytetet që e rrethojnë, por do fusja edhe Gjirokastrën dhe Pilurin. Është shumë e rëndësishme që ne të krijojmë atë destinacion bashkë me këto sepse është e pamundur që ne në këtë qytet, ta mbajmë turistin vetëm për Sarandën dhe Ksamilin nëqoftëse ne do arrijmë të konceptojmë që turizmi do bëhet bashkë me këto, e kemi luftën e humbur pa filluar akoma. Kështu që unë do bëj thirrje të bashkëpunojmë me te gjitha bashkitë e tjera që na rrethojnë për të krijuar atë produktin turistik që i duhet, për atë zinxhir që ne të kemi destinacion të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Unë nuk e konceptoj dot destinacionin vetëm për plazh. Është gabim që në nisje nëqoftëse do ta konceptojmë kështu.
Kryeministri Edi Rama: Një nga gjërat për të cilat ti je shquar dhe ke hyrë në atë ligën superiore të sipërmarrësve në industrinë e turizmit është që kjo kategori ende e ngushtë por që po zgjerohet, nuk do të dijë për sezon, relativisht po nuk do të dijë për sezon dhe është plot në një pjesë të madhe të vitit, ndërkohë që e fillon fundjavën të enjten dhe të hënën merr pushim se është rraskapitur. Tani këtë sfidë, besoj duhet të përballojmë për ta fituar me Sarandën.
Oltion Çaçi: Kjo është sfida që unë kam për Sarandën, për gjithë qytetet e Sarandës dhe për bizneset e Sarandës, është që t’i japim jetë në dimër, është sfidë shumë e vështirë, por jam i bindur që do ta realizojmë me të gjithë bizneset sepse ka ardhur koha dhe vetë bizneset e Sarandës po e kuptojnë që nuk është i mjaftueshëm vetëm sezoni, sepse ajo bën të mundur që të kenë vazhdimësi dhe tek problematika që janë shumë të rëndësishme si stafi, mbajtja e stafit, mënyra për t’i dhënë jetë në dimër është e prekshme për këtë qytet, thjesht ka nevojë për pak vullnet, pak dashamirësi, pak dëshirë dhe jam i bindur që me bizneset kryesore të qytetit të Sarandës ne do ta kthejmë jetën në Sarandë edhe në dimër.
Oltion Çaçi: Pak dashamirësi, pak dëshirë dhe jam i bindur që me bizneset kryesore të qytetit të Sarandës ne do ta kthejmë jetën në Sarandë dhe në dimër.
Kryeministri Edi Rama: Pika tjetër është, gjithmonë e më shumë sfida bëhet cilësi, nuk është sasi dhe është jo vetëm cilësi, por cilësi për ta risjellë atë që të vjen një herë, cilësi për ta bërë atë që vjen dy herë ambasadorin tënd dhe në këtë pikë për hir të së vërtetës shërbimet në përgjithësi, por në Sarandë në veçanti lënë shumë për të dëshiruar
Oltion Çaçi: Prandaj është shumë e rëndësishme zgjerimi i sezonit turistik dhe mundësish pasjeje dhe e jetës në dimër sepse ajo ngre cilësinë e shërbimit që i duhet destinacionit për të bërë atë diferencën e kategorisë së klientit dhe të turizmit që ne duam të arrijmë. Gjërat janë të lidhura dhe të lidhura, ne do krijojmë kampione për t’i dhënë mundësinë, për t’i dhënë atë shkëndijën qytetit, për t’i dhënë jetë në dimër dhe ajo pastaj është zinxhir që transmeton në gjithë hallkat e turizmit për të bërë të mundur që ne të ngremë nivelin sepse Saranda nuk është destinacion masiv. Saranda është destinacion cilësor dhe patjetër nëqoftëse ne nuk e kuptojmë që ky destinacion duhet të ketë kategori klienti cilësor dhe jo sasior, atëherë ne e kemi qasjen të gabuar. Kështu që, unë në bashkëpunim me bizneset lokale, do bëjmë të pamundurën që të ndryshojmë destinacionin jo tani, nuk ka rëndësi kush do jetë kryetar bashkie, rëndësi ka ku do jetë Saranda pas 10 vitesh, pas 15 vitesh. Është shumë e rëndësishme që ne ta kuptojmë, Saranda duhet të shkojë në atë drejtim që të ketë turizëm 12 muaj, ndryshe të gjitha hallkat do kenë probleme dhe do çalojnë ato probleme që ju sapo përmendet, siç është kategoria e shërbimit, siç është gjithë sektori i hotelerisë, siç janë gjithë sektorët e ndryshme që ka kjo botë, ne themi gjithë turizmi dhe do jetë e pamundur nëqoftëse ne nuk ngremë kampionët që t’i japim shkëndijën, kuptohet këtu kemi nevojë dhe për ndihmën e pushtetit qendror.
Kryeministri Edi Rama: Ne po bëjmë një marrëveshje dhe do jetë një marrëveshje shumë e rëndësishme me shkollën më të mirë të turizmit në Europë, e cila është në Zvicër dhe e cila do të marrë përsipër shkollën tonë të hoteleri turizmit në Tiranë, ku do të bëhet dhe do të krijohet një qendër ku do trajtohen, do të mësohen, do të kultivohen kuadrot e të gjitha niveleve sepse edhe kamerierët quhen kuadro jashtë kur vjen fjala për turizëm cilësor. Ndërkohë që, këtu në Sarandë ne kemi një super vend ku unë e kam dëshiruar që t’i kalojë qytetit, vila dhe gjithë ajo pjesa qeveritare dhe ka filluar një investim dhe aty do të fokusohemi shumë fort përsëri tek shkollimi, tek trajnimi, tek angazhimi me atë që ti the bota e turizmit që është, jo vetëm shërbim, por është argëtim, po është spektakël, po është përfshirje e të gjithë komponentëve dhe të gjitha kategorive që janë në funksion të kësaj bote.
E treta, është e domosdoshme që për të zgjatur sezonin të lidhim këtë breg me pjesën e brendshme dhe e përsëris me pjesën e bashkive të tjera.
Oltion Çaçi: Përmende universitetin e Zvicrës. Për fat të mirë bashkëshortja ime ka mbaruar atje dhe ne kemi pasur një komunikim me një nga profesorët e atij universiteti jo më larg se para një muaji. Ne duam të ndryshojmë dhe iu lutëm në fakt të them të drejtën ta marri si “key study” Saranden për të ndryshuar koncept dizajnin e këtij qyteti sepse për ne të arrijmë atje ku duam do të thotë që të fillojmë që nga koncepti të këtij qyteti, të identifikojmë kush janë elementët kryesorë që ky destinacion do ketë dhe në bazë të atyre të vazhdojmë gjithë zhvillimin, nuk ka rendësi kush do ta vazhdojë, rëndësi ka që ne ta dimë ku do shkojmë. Na është dhënë një përgjigje positive, megjithatë pritet që unë të vazhdoj të zgjidhem nga qytetarët për të dhënë mundësinë pse jo, Universiteti më i mirë në botë të marrë “key study” Sarandën për të dhënë një koncept dizajn të gjithë këtij destinacioni. Kjo ishte në mënyrë private meqë ra fjala që e përmendet ju, ku ky universitet, është një nga më të mirët në botë, është fat nëqoftëse Saranda do ta ketë mundësinë të përfaqësohet për këtë logjikë që realisht e kemi shumë të nevojshme në këtë destinacion.
Kryeministri Edi Rama: Patjetër që shumë gjëra do të bëhen, nuk do t’i bëjmë dot të gjitha ato që duam jo se nuk duam por sepse gjërat kanë dinamikat e tyre, ngjarjet diktojnë kthesa të caktuara por me siguri do të bëjmë shumë prej tyre dhe kam shumë besim që në 4 vjet ne do ti japim bashkë Sarandës një fuqi të re, jam i sigurtë, e shoh këtë gjë.
Oltion Çaçi: Jam i bindur totalisht që s’do të lë çdo mëngjes dhe çdo darkë pa të kujtuar Sarandën dhe Ksamilin zoti kryeministër sepse është realisht porta e turizmit, ajo që e hap dhe ajo që e mbyll. Është fat për turizmin shqiptar.
Kryeministri Edi Rama: Çdo mëngjes çdo darkë, ti bëje përpjekjen tënde por ajo që për mua ka shumë rëndësi është që përtej mëngjesit dhe përtej darkës të rrish sa më shumë pa gjumë.
Oltion Çaçi: Patjetër, sidomos sezonin e verës.
Kryeministri Edi Rama: Besoj që siç e kishim planifikuar ky do të ishte një podcast si një vakt i ngrënë jashtë shtëpisë shpejtë e shpejtë sepse kemi shumë gjëra të tjera që na presin dhe ndërkohë planet dhe diskutimet në vijim do t’i bëjmë pa mikrofona dhe pa sytë e të tjerëve mbi ne. Shpresoj që ata që na ndoqën deri këtu të kenë krijuar një ide shumë të përgjithshme të njeriut që unë jam i bindur, do ndryshojë Sarandën po aq sa c’ndryshova unë Tiranën dhe po aq sa të tjerë kryetarë bashkish kanë ndryshuar qytetet e tyre. Një gjë dua të them në fund meqënëse erdhi biseda që fole për humbjen e babait.
Im atë më ka lënë një porosi, ndër disa, që unë e kujtoj gjithmonë. Në këtë jetë, asgjë nuk vlen më shumë sesa një kujtim i mirë, mos e harro këtë.
Sa herë të nisesh për në zyrë dhe sa herë të dalësh nga zyra pyete veten “çfarë do bëj sot për të lënë një kujtim të mire” dhe pastaj “bëra gjë sot për kujtimin e mire?”
Ky ishte personazhi. Timid përpara syve që i ndjekin çdo fjalë edhe mikrofonit ku duhet të artikulojë fjalët e tij jo më si bashkëdrejtues i një biznesi që i flet ekipit për sesi duhet të bëhet më shumë me ato një mijë karriget e sipërmarrjes private, por si ai që ju thotë qytetarëve të Sarandës: unë jam ai që duhet të besoni për t’ju drejtuar ju.
Dhe me bindjen që, jo vetëm Oltjon Ccacci është zgjedhja e duhur por dhe me Oltin do bëjmë gjëra për të cilat sarandjotët do të ndihen shumë mirë që kanë investuar votën e tyre.
Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë, ndërkohë që në Sarandë është një mbrëmje e mrekullueshme!
Top Channel