Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka shpërndarë orë ushtarëve të plagosur në një bazë ushtarake holandeze, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Holandë.
Lideri ukrainas u takua me mbretin dhe kryeministrin holandez më herët, ku bëri thirrje për ngritjen e një gjykate të re ndërkombëtare për të gjykuar udhëheqjen ruse për krimin e agresionit.
Në vizitën e tij në bazën ushtarake në Soesterberg, pranë Utrecht, Zelensky takoi një pjesë të vogël të ushtarëve që po i nënshtrohen trajtimeve rehabilituese pasi u plagosën në fushën e betejës. Ai gjithashtu takoi dhjetëra të tjerë që po trajnohen nga ushtria holandeze, duke përfshirë mësimin e përdorimit të sistemeve të mbrojtjes raketore Patriot.
“Këtu shohim se çfarë është ndihma”- tha Zelensky në bazë. “Ndihmë me armë që mbrojnë jetët, me trajtimin e ushtarëve, duke u mësuar atyre aftësitë ushtarake të nevojshme dhe me hetimin e krimeve të luftës ruse,” tha ai.
Top Channel