Tensionet në veri të Kosovës, Scholz “urdhëron” zgjatjen e mandatit të gjermanëve në KFOR

04/05/2023 08:15

Parlamenti gjerman diskuton mocionin e paraqitur nga qeveria për zgjatjen me një vit të mandatit të stacionimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë.

Pas debatit prej 40 minutash, mocioni do t’u kalohet komisioneve përkatëse. Trupat gjermane janë përfshirë në misionin e KFOR-it që nga 12 qershori 1999, me hyrjen në fuqi të rezolutës 1244 të OKB-së. Vendimin për zgjatjen e e mandatit e mori një ditë më parë kancelari Olaf Scholz.

Shkak për këtë hap të tij duket janë bërë shpërthimet e herëpashershme të situatës në veri të Kosovës, të cilat e bëjnë të domosdoshme zgjatjen e pranisë së forcave gjermane në vend, e pohuar kjo nga vetë zëdhënësi i qeverisë federale, Steffen Hebestreit.

Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka marrë po kështu fakti që pas agresionit rus në Ukrainë, Berlini zyrtar e sheh sipas Hebestreit me interes të madh gjeostrategjik stabilizimin e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Numri maksimal i ushtarëve gjermanë që mund të angazhohen në kuadër të KFOR-it gjatë 12 muajve të ardhshëm mbetet i pandryshuar, 400.

Aktualisht në Kosovë janë stacionuar afro 70 anëtarë të Bundeswehr-it. Por mandati i jep mundësi ministrit të Brendshëm që ta rrisë këtë numër në rast nevoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA