Një grua në aeroplan arrin të fshehë 22 gjarpërinj në bagazhet e saj

04/05/2023 09:43

Një grua u përpoq të kontrabandonte 22 gjarpërinj dhe një kameleon, në një nga qendrat kryesore të trafikimit të kafshëve të egra në botë.

Ajo i futi të gjithë zvarranikët në një çantë të vetme dhe hipi në një avion duke fluturuar nga Kuala Lumpur, Malajzi, në Chennai, Indi. Kjo gjë ka tronditur oficerët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Chennai , kur kontrolluan çantën.

Stafi i aeroportit ndau pamjet e siguruara nga policia, ku shihet momenti kur 22 gjarpërinjtë po mbylleshin në një kuti.

Ekspertët në tregtinë e tregut të zi, thonë se të pasurit dhe të famshëm vendas janë të kapluar nga një mani për kafshët shtëpiake ekzotike.

Aeroporti i Chennai-t konsiderohet gjithashtu një nga 10 qendrat më të përdorura të Azisë, për kontrabandistët që trafikojnë kafshë ekzotike në vende të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA