Një burrë është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi dyshohet se ka mbajtur një grua në një kafaz dhe më pas e ka copëtuar atë.
James Phelps, 60 vjeç i cili vrau 33-vjeçaren Cassie Rainwater, u akuzua për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe braktisje të një kufome.
Akuzat erdhën pasi fotot që tregonin trupin e viktimës të copëtuar, u gjetën në telefonin e Phelps, thanë autoritetet.
Hetuesit zbuluan se vendndodhja e saj e fundit kishte qenë në shtëpinë e Phelps në Liban, por ai u tha policëve se 33-vjeçarja ishte larguar para një muaji.
Burri nga Misuri u akuzua së bashku me Timothy Norton në shtator 2021, pasi testet e ADN-së, identifikuan mbetjet e gjetura në shtëpinë e Phelps, thanë zyrtarët e Qarkut Dallas në atë kohë.
Ata u arrestuan fillimisht me një akuzë rrëmbimi, pasi FBI zbuloi fotot e Rainëater pjesërisht nudo dhe në një kafaz, në telefonin e Phelps.
Phelps nuk e pranon fajin, por ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta dënuar atë.
Gjykatësi i Qarkut të Dallasit, Jill Porter, e dënoi Phelpsin pa asnjë shans për lirim me kusht për shkak të natyrës së tmerrshme të krimit.
“Fotografitë përshkruanin një femër të veshur pjesërisht në një kafaz, të cilën ne e njohëm si Cassidy. Fotografitë e tjera përshkruanin trupin e Cassidy-t të lidhur me një vinç portativ”, tha policia.
Policia gjeti prova fizike në shtëpinë e Phelps duke përfshirë pajisjen e portierit, kafazin dhe mish njeriu me një datë të shkruar mbi to 7-24. Shumë eshtra të viktimës u gjetën në një shtëpi ngjitur.
Shtëpia e Phelps u dogj pas krimit, ku hetuesit përcaktuan se ishte zjarrvënie.
Norton, i cili përballet me të njëjtat akuza si Phelps, është caktuar për një seancë gjyqësore të martën.
Top Channel