Lufta në Ukrainë/ Kievi teston sistemin izraelit të zbulimit të raketave

04/05/2023 17:16

Një sistem zbulimi i raketave i projektuar nga Izraeli është duke u testuar në kryeqytetin e Ukrainës dhe mund të hyjë në përdorim brenda dy muajsh, tha ambasadori i Kievit në Izrael.

Sistemi do t’u jepte ukrainasve më shumë kohë për t’u strehuar gjatë sulmeve me raketa dhe do të paralajmëronte banorët e zonave specifike që do të goditeshin. Sirenat do të dëgjohen afër ose do të shfaqen sinjalizime në telefonat celularë.

Izraeli ra dakord të ndajë teknologjitë me Ukrainën vitin e kaluar, por nuk pranoi të përmbushte kërkesat e Kievit për armatim.

Gjatë një prononcimi, ambasadori Yevgen Korniychuk tha se: “Ai lejon identifikimin e objekteve të ndryshme, duke përfshirë raketat balistike, dhe llogarit se ku do të shkojnë dhe në thelb kjo na lejon të mbyllim disa pjesë të vendit dhe jo të gjithë vendin. Kjo do të na lejojë të mbyllim Kievin sektorialisht.”

“Disa banorëve do t’u thuhet në telefonat e tyre se sa kohë u duhet të hidhen në strehën e tyre, ndërsa në pjesë të tjera të Kievit njerëzit do të mund të ulen dhe të pinë kafe. Ajo që unë di nga ekspertët tanë është se ata tashmë kanë filluar punën dhe shpresoj që, në përputhje me orarin tonë të brendshëm, do të duhen edhe dy muaj për ta vënë atë në punë në Kiev”- vijoi më tej ai, duke shtuar se pas Kievit radhën e pajisjes me sistemin mbrojtës izraelit e kanë 5 qytete të tjera ukrainase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA