Kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës dhe u sulmuan nga qentë, shpëtohen turistët gjermanë

04/05/2023 10:40

Dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren të vështirë në Gjirin e Gramës, janë shpëtuar nga shërbimet e policis dhe Delta Forcës në Vlorë.

Për shkak të terrenit të thepisur ata kishin mbetur të izoluar gjatë mbrëmjes, ndërsa njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum dhe ato të Delta Forcës kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, në kushtet e errësirës, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e 2 turistëve të cilët u bllokuan gjatë eksplorimit.

Pas lokalizimit dhe gjetjes, të 2 turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA