Kryeministri i parë i Vladimir Putinit, Mikhail Kasyanov, beson se tentativa e sulmit të djeshëm në Kremlin ishte një “operacion i organizuar”.
Duke folur për Sky News, Kasyanov tha se Rusia kishte organizuar sulmin për të inkurajuar më shumë njerëz që t’i bashkohen ushtrisë së vendit.
“Putinit i duhet kjo para Ditës së Fitores”- tha Kasyanov, duke iu referuar përkujtimit vjetor të fitores së Rusisë kundër nazistëve. Kasyanov u largua nga Rusia vitin e kaluar dhe tani është shumë kritik ndaj veprimeve të Kremlinit në Ukrainë, pavarësisht se dikur kishte punuar ngushtë me Putinin.
Ai tha se ishte interesante që Moska ishte e gatshme të fajësonte Ukrainën për sulmin e supozuar me dron, pasi ishte një pranim që dronët ukrainas mund të arrinin deri në Kremlin.
Kasyanov paralajmëroi se ne duhet të “presim diçka më shumë” nga Moska në ditët në vijim, siç është një provokim tjetër.
Top Channel