“I çoi Amerika”/ Vrasja e Putinit, zbulohen mesazhet mbi dronët e Kremlinit

04/05/2023 14:21

“Për Moskën” dhe “Për Kremlinin”, mesazhet e shkruara në dronët rusë që u lëshuan ndaj Odesës gjatë natës, kanë bërë xhiron e botës.

Për ushtrinë ukrainase, ato ishin një referencë e qartë ndaj tentativës për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin, në të cilën Kievi mohon të ketë gisht. Fotot e publikuara nga Komanda Jugore e Ukrainës shfaqin mesazhet e shkruara në dy dronë duke i përshkruar si “arsyen e dukshme të sulmit”.15 drone Shahed-131/136 thuhet të jenë lëshuar drejt Odesës, 12 prej të cilëve u shkatërruan nga forcat ukrainase të mbrojtjes ajrore.

Tre të tjerët goditën konviktet e një institucioni arsimor. Përmes zëdhënësit John Kirby, Shtëpia e Bardhë reagoi së fundi dhe ajo ndaj atyre që i cilësoi si “akuza qesharake të Moskës” se në fakt, sulmin ndaj Kremlinit, e kishte orkestruar SHBA-ja.

Autoritetet ruse deklaruan një ditë më parë se gjatë sulmit të supozuar ndaj rezidencës së Presidentit Putinit, ishin përdorur dy dronë, të cilët arritën të asgjësohen nga mbrojtja elektronike e Kremlinit.

Moska u shpreh pas kësaj se gëzon tashmë të drejtën të hakmerret, një koment që sugjeronte se Rusia mund të përdorë incidentin e supozuar, si justifikim për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së saj në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA