Emri/ Në kërkim dhe i dënuar me 7 vjet burgim në fushën e narkotikëve, arrestohet 46-vjeçari

04/05/2023 15:21

Një 46 vjeçar, i shpallur në kërkim në fushën e narkotikëve, është arrestuar nga policia.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Decision”.

Si rezultat i këtij operacioni, Marko Bushi, banues në Tiranë, u kap në rrugën “Haxhi Dalliu”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA