30/11 09:51
Ne po largohemi nga sulmi i supozuar i Kremlinit për një moment në fushën e betejës në Ukrainë.
Udhëheqësi i grupit mercenar Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ai beson se një kundërofensivë nga Kievi – e parashikuar gjerësisht prej muajsh, tashmë është duke u zhvilluar.
Ai tha se luftëtarët e tij po shihnin një rritje të aktivitetit përgjatë vijës së frontit.
Zoti Prigozhin tha se “faza aktive” e kundërofensive do të fillojë në ditët në vijim, në një deklaratë të publikuar nga shërbimi i tij për shtyp në Telegram.
Kjo vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha më herët sot se Ukraina do të nisë së shpejti aksionin e saj sulmues kundër Rusisë.
Top Channel