Trump paralajmëron Iranin: Hapni Hormuzin, ju bastardë të çmendur, përgjigjet Teherani: Po e çoni SHBA-në në ferr! OPEC+ rrit prodhimin e naftës 05/04 19:21
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin një paketë të re armësh për Ukrainën më vonë mbrëmjen e kësaj të mërkure, tha Shtëpia e Bardhë.
Sekretarja e shtypit, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve se paketa do të përfshijë më shumë municione, si dhe furnizime të tjera.
Është raportuar më parë se grupi i ri i mbështetjes nga Uashingtoni mund të kushtojë rreth 300 milion dollarë.
Ajo vjen ndërsa Ukraina përgatitet të nisë një kundërofensivë të mbështetur nga mbështetja e armëve perëndimore.
Top Channel