Masakra me 9 të vrarë në Serbi, 14 vjeçari përgatiti bomba molotov para se të qëllonte me armë
03/05/2023 14:19
Zëdhënësi i policisë së shtetit në Beograd ka konfirmuar se arma e gjetur nga vendi i ngjarjes ku mbetën të vrarë 9 persona, ishte 9 mm dhe 14-vjeçari e kishte marrë nga banesa e babait të tij.
Sulmuesi, gjatë rrugës për në shkollë, la çantën e tij ku përgatiti katër bomba molotov, tha zëdhënësi në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.
Në hyrje të shkollës, 14-vjeçari nxënës i klasës së shtatë ka nxjerrë menjëherë armën dhe ka qëlluar në drejtim të rojës së sigurisë.
Më pas ai ia ktheu armën drejt fëmijë të pafajshëm të ulur në tavolinat e shkollës, thotë zëdhënësi i policisë.
Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se prej 8 nxënësve të vrarë, 7 ishin vajza dhe një djalë.
Top Channel