17/11 11:06
Rusia thotë se dy dronë sulmuan Kremlinin në Moskë, përpjekje nga Ukraina për të vrarë presidentin Vladimir Putin.
Kremlini pretendoi se dy dronë ishin përdorur në sulmin e supozuar, por ata ishin çaktivizuar nga mbrojtja ruse, sipas BBC.
Putin nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe nuk pati dëme materiale në ndërtesa, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.
Pamjet e publikuara në mediat sociale ruse treguan tym mbi qendrën e Moskës. Ukraina nuk ka komentuar ende mbi akuzat.
Kremlini e quajti incidentin një “akt terrorist të planifikuar”.
“Kremlini i ka vlerësuar këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit”, tha RIA.
Top Channel