Anëtarët e BE-së finalizojnë marrëveshjen 1 miliardë euro për blerjen e municioneve për Ukrainën

03/05/2023 19:37

Ambasadorët e BE-së më në fund kanë rënë dakord për detajet e një marrëveshjeje prej 1 miliardë eurosh për të blerë predha shumë të nevojshme për Ukrainën.

Lëvizja – e cila vjen pas disa javësh negociata – është pjesë e një marrëveshjeje historike municioni të rënë dakord në mars, por që u pengua ndërsa anëtarët grinden mbi rregullat e përshtatshmërisë, duke frustruar Kievin në proces.

Megjithatë, Suedia si mbajtësja aktuale e presidencës së radhës të BE-së, tha se ambasadorët finalizuan marrëveshjen sot.

Përveç skemës prej 1 miliardë eurosh për blerjen e përbashkët të municioneve për Kievin ndërsa përgatitet për një kundërsulm kundër Rusisë, Komisioni Evropian ka nisur gjithashtu një plan për të përdorur mbi 500 milionë euro për të ndihmuar kompanitë evropiane të armëve të përmirësojnë pajisjet dhe të rrisin kapacitetin e tyre të prodhimit.

Lëvizjet e sotme janë pjesë e një plani me tre pista për t’i siguruar Ukrainës 1 milion predha dhe raketa brenda një viti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili më parë paralajmëroi se “kostoja e mosveprimit matet me jetë njerëzore”, përshëndeti vendimin e sotëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA