Rusia kërkon përshpejtimin e hetimeve për shpërthimet në tubacionet “Nord Stream”

02/05/2023 17:47

Hetimi për shpërthimet e Nord Stream duhet të përshpejtohet dhe çdo rezultat të publikohet, ka thënë Kremlini.

Në shtator 2022, disa shpërthime të pashpjegueshme nënujore shpërthyen Nord Stream 1 dhe tubacionet e sapondërtuara Nord Stream 2 që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë përmes Detit Baltik.

Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës dhe të dy vendet thanë se shpërthimet ishin të qëllimshme, por ende nuk është përcaktuar se kush ishte përgjegjës. Të dy vendet dhe Gjermania po hetojnë ngjarjen.

Forcat e armatosura daneze thanë javën e kaluar se morën 26 fotografi të një anijeje ruse pranë vendit të shpërthimeve në shtator të vitit të kaluar, 4 ditë përpara se të çaheshin 3 nga 4 tubacionet.

Duke folur për gazetarët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Anijet ruse lundrojnë në Balltik dhe kjo është normale. Ne këmbëngulim edhe një herë: nëse ka ndonjë të dhënë, duhet të publikohet. Hetimi për këtë sulm terrorist duhet të jetë transparent për të gjithë dhe duhet të përshpejtohet. Bota duhet të njohë përgjegjësit dhe autorët e këtij akti terrorist.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA