
24/02 12:26
Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin nuk i është dhënë ftesë për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III këtë fundjavë, ka thënë një burim në Mbretërinë e Bashkuar për agjencinë e lajmeve Reuters.
Së bashku me Putinin, të paftuar në ceremoni janë edhe liderët e Bjellorusisë, Iranit, Mianmarit, Afganistanit dhe Venezuelës.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk u ftua, por një diplomati të lartë i është ofruar një ulëse në vend të tij – me të njëjtën marrëveshje për Nikaraguan.
Krerët e shteteve me të cilët Mbretëria e Bashkuar ka një marrëdhënie të plotë diplomatike u ftuan të gjithë. E njëjta gjë ndodhi edhe me liderët e territoreve dhe mbretërive jashtë Mbretërisë.
Top Channel