Geshev i shpëton atentatit/ Sulm me bombë makinës së kryeprokurorit të Bullgarisë

02/05/2023 17:34

Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev ka shpëtuar i padëmtuar pas një shpërthimi të fortë që ndodhi të hënën pranë makinës së tij, të cilën autoritetet e kanë përshkruar si një sulm të synuar ndaj tij.

Sulmuesit kishin vendosur një bombë në një kthesë në rrugë, ku shpejtësia duhej të ngadalësohej, tha Borislav Sarafov, kreu i Shërbimit Kombëtar të Hetimit, sipas faqes lokale të lajmeve Mediapool.

Ata shpërthyen bombën pikërisht në momentin kur makina e Geshev kaloi pranë, tha ai, duke e përshkruar atë si një “përpjekje të përgatitur profesionalisht dhe padyshim të ekzekutuar mirë”.

“Bomba kishte një ekuivalent të madh TNT, rreth 3 kilogramë, sipas llogaritjeve të ekspertëve,” tha Sarafov.

“Në vend u gjet një krater me thellësi 30-40 centimetra dhe një diametër prej afro 3 metrash”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA