Tentoi të kalonte ilegalisht një grua nga Sri Lanka në kufirin me Malin e Zi, arrestohet 36-vjeçari

01/05/2023 11:06

Një 36-vjeçar nga Franca është vënë në pranga nga policia Shkodër, pasi u kap në kufi me Malin e Zi teksa tentonte të kalonte ilegalisht një 34-vjeçare.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. L., 34 vjeçe, banuese në Shkodër.

36-vjeçari ka tentuar të kalojë me automjetin e tij, në PKK Hani i Hotit, në mënyrë të paligjshme, shtetasen J. L., nga Sri Lanka.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA