Përpjekjet e para të punonjësve në Shtetet e bashkuara të Amerikës për të punuar 8 orë në ditë, u zmadhuan ndër vite deri në rebelim edhe në kërkimin e më shumë të drejtave për barazi në punë deri në finalizimin e këtyre lëvizje sindikale me një datë shënjuese 1 maj të 1889, në kujtim e solidarizim të arritjeve të tyre.
Por edhe pse që prej asaj dite, punonjësi është i mbrojtur ligjërisht, jo të gjitha rregullat e shkruara zbatohen. Sot shoqëria shqiptare duket se ka humbur besimin te Sindikatat, edhe pse Inspektoriati i punës nxjerr në pah se pasiguria në vendin e punës është rritur. Nga 184 aksidente në orarin e punës, gjatë vitit 2022, kemi pasur 32 humbje jete.
Teksa sektorët më problematikë vijojnë të jenë kantieret e ndërtimit, minierat dhe industria përpunuese. Mirëpo, sërish reagimi i njerëzve është i vakët, e zëri i përfaqësuesve të shoqatave jo i fortë.
“Sindikatat nuk funksionojnë. Ankohemi por kush dëgjon? Asnjë nuk dëgjon”
Të shikosh këtë pamje me njerëz që pushojnë në lulishte, në kafene, që shëtisin duke shfrytëzuar ditën e pushimit zyrtar, e duke harruar lëvizjen sindikale të datës 1 maj, që është dita e punëtorëve vë re se shqiptarët janë ende larg kulturës perëndimore për organizimin e protestave masive, por zgjedhin dhe e konsiderojnë ditë feste.
“Unë kam 15 vite pune e situata vazhdon njësoj. Nuk ka zgjidhje se flasim në vesh të shurdhër”.
Top Channel