Harta e re gjyqësore në vend diktoi dhe shkrirjen Gjykatës së Kavajës.
Bashkë me gjykatën, ka mbyllur dyert edhe prokuroria që funksiononte pranë saj. Ato i bashkohen Gjykatës së Durrësit dhe Prokurorisë pranë këtij rrethi gjyqësor.
Banorë të Kavajës dhe Rrogozhinës dhe fshatrave të tyre do të duhet t’i drejtohen Durrësit që nga dita e sotme për të ndjekur çështjet e tyre gjyqësore, duke rritur kështu dhe shpenzimet për to.
Janë rreth 840 çështje gjyqësore që do e nisin rrugëtimin e tyre gjyqësor në ambientet e godinës së Durrësit. Gjatë diskutimeve të mëparshme për hartën e re gjyqësore, avokatë dhe përfaqësues të sistemit gjyqësor të Kavajës patën propozuar që dhe pas shkrirjes së gjykatës së Kavajës, puna e gjyqësorit të vijonte në të njëjtën godinë dhe pse në varësi të Durrësit. Kjo për të qenë më pranë qytetarëve dhe shfrytëzuar hapësirat e godinës ekzistuese, pasi gjykata e Durrësit vuan mungesën e ambienteve.
Top Channel