Si filloi obsesioni i tij me mishin njerëzor? Zbulime të tmerrshme nga “Vampiri i Parisit” që hante të vdekurit Duke mbajtur një trëndafil të kuq në dorë dhe me grushtin lart, mijëra mbështetës të Partisë Komuniste greke këndojnë internacionalen, në sheshin përballë parlamentit në Athinë në mitingun e tyre tradicional të festës ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Majin.
Në mesazhin e tij me vështrimin nga zgjedhjet parlamentare të vendit 20 ditë më vonë, lideri I kësaj partie ka kërkuar votën e të gjithëve për të mirën e popullit.
“Në zgjedhjet e 21 Majit forcojmë Partinë Komuniste greke , që të jetë I fuqishëm edhe populli ynë, të jetë e fuqishme lëvizja punëtore popullore dhe të fuqizohet aleanca sociale e klasës punëtore”, u shpreh Dhimitris Koutsoumbas, Sekretar i Përgjithshëm i PKK.
Përveç përkrahësve të partisë komuniste, ku merrnin pjesë edhe të ftuar nga sindikatat e majta franceze, edhe konfederatat e nëpunësve të sektorit shtetëror edhe atij privat kanë protestuar duke ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe kontrata më të mira pune ,në një moment kur inflacioni lartë ka sjellë rritje galopante të çmimeve .
Por ajo që ka rënë në sy këtë vit në Greqi ka qenë postimi që ka bërë kryeministri grek Mitsotakis në llogarinë e tij të hapur para pak ditësh në “TikTok”, një përshëndetje e para e këtij lloji nga një konservator, ku “ka theksuar se politikat pro-punëtorëve nuk janë të majta dhe ka paraqitur dhjetë programe që ka zbatuar qeveria e tij në këto katër vite ,mes të tjerash rritja e pagës minimale.
“E rritëm pagën minimale me 20%, nga 650 euro në 780 euro! Kisha më shumë për të të thënë, por nuk dua t’ju lodh. Gëzuar ditën e punëtorëve të gjithëve dhe një muaj të mbarë”, u shreh kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Nga ana e saj partia më e madhe opozitare Syriza me një deklaratë për përvjetorin e 137 të protestës së Çikagos i është përgjigjur kryeministrit grek.
“1 Maji identifikohet me kërkesën për 8-orëshin dhe kushtet më të mira të punës. Qeveria e zotit Mitsotakis shfuqizoi 8-orëshin, legalizoi orët shtesë të papaguara, mbështeti punëdhënësit në veprimet e tyre të paligjshme ndaj punëtoreve. Madje pamë këto ditë edhe shantazh ndaj punëtorëve në çështjen e votës”.
Mitingje për 1 Majin nga të gjitha sindikatat janë zhvilluar edhe në Selanik si dhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit.
Top Channel