Vrasja e Ardian Nikulajt të mërkurën e 19 prillit tronditi mbarë opinion publik, duke rikthyer dhe një herë fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë.
Persona të afërt të familjes Nikualj kanë konfirmuar mbrëmjen e sotme për gazetaren Brixhilda Deda, se familja Nikulajt ka nxjerrë nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë, të cilët pas përfshirjes së tij në këtë ngjarje u ngujuan.
E gjithë kjo vjen si pasojë e zbardhjes së shpejtë të kësaj ngjarje nga Policia e Lezhës, gjithashtu dhe bashkëpunimi me shtetin anglez dhe arrestimin e shpejtë të Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij.
Familja Nikulaj la pas kanunin duke ia lënë drejtësisë në dorë vrasjen e vëllait të tij.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.
Autori mbante një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Top Channel