“Një kërcënim për komunitetin”/ Vrau fqinjët në Teksas, autori i armatosur ende në arrati

30/04/2023 21:16

Francisco Oropeza, autori i dyshuar i vrasjes së pesë fqinjëve në Teksas pas një debati të momentit, është ende në arrati i armatosur.

FBI deklaroi se ata janë duke kërkuar për 38-vjeçarin të akuzuar për krimin, ndërsa shtuan se rrezikshmëria mbetet shumë e lartë.

“Ai është atje dhe është një kërcënim për komunitetin. Ne po e gjurmojmë atë me qen dhe burra mbi kalë dhe drone në ajër. Ai mund të jetë kudo tani”, deklaruan oficerët.

Viktimat nga Hondurasi janë identifikuar si Sonia Argentina Guzman, 25 vjeçe; Diana Velazquez Alvarado, 21 vjeçe; Julisa Molina Rivera, 31 vjeçe; Jose Jonathan Casarez, 18 vjeç; dhe Daniel Enrique Laso, 8.

Autori i dyshuar

Gjithsej 10 persona ndodheshin në pronë në atë moment. Të rriturit u deklaruan të vdekur në vendngjarje, ndërsa tetëvjeçari ndërroi jetë në spital.

Të shtënat ndodhën të premten në mbrëmje në qytetin e vogël të Cleveland, San Jacinto County, në veri të Hjustonit.

Incidenti erdhi disa ditë pasi nëntë persona u plagosën pas të shtënave gjatë një feste adoleshentësh në Teksasin perëndimor.

Dy javë më parë, katër të mitur (16-vjeçarë) u qëlluan për vdekje gjatë një festë të ditëlindjeje në Alabama.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë deklaruar se incidentet me armë zjarri janë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë.

Top Channel