Pas më shumë se dy dekadave emigrim në Greqi 4 vëllezër Bilbili, Demiri, Agroni dhe Durim Gega, janë kthyer në vendlindjen e tyre në Kurjan të Roskovecit duke investuar në mbjelljen e 42 dylymëve me bajame apo rreth 1000 pemë të kësaj kulture.

Kryesisht sipërfaqja më e madhe e kësaj zone është e njohur për ullishtet, ndaj 4 vëllezërit po lënë shenjë në fshat për një kulturë të re bujqësore.

“Vendimi për të mbjellë një sipërfaqe prej 4,2 ha nuk ishte i thjeshte por duke parë se ky frut importohej nga Greqia dhe kërkesat janë të shumta të tregut vendas, vendosëm që të merrnim fidanët në Greqi dhe të kemi sot këtë sipërfaqe me 1000 pemë bajame. Si çdo fillim ka qenë i vështirë por megjithatë sot jemi të kënaqur në prodhimin dhe shitjen në treg. Vitin që kaloi që ishte edhe prodhimi i parë morëm rreth 20 kuintal bajame ndërkohë që këtë vit pritet një dyfishim i prodhimit”.

Katër vëllezërit Gega krah kontributit të tyre në tokat e të parëve, kërkojnë edhe mbështetjen e shtetit për zhvillimin e sipërmarrjes së tyre.

“Ndihma nga shteti ka qenë subvencioni në karburant ndërkohë kemi aplikuar edhe për këtë vit. Problemi që po përballemi është ujitja. Për shkak të relievit kodrinor në plantacionin me bajame deri tani kemi marrë ujin me vështirësi. Kemi hapur një pus por kërkojmë shtrimin e linjës së energjisë elektrike që të instalojmë pompat”.

Por vëllezërit që kanë bashkuar të ardhurat në kultivimin e bajames i janë përkushtuar edhe kulturave të tjera, duke mbjellë rreth 6 ha sipërfaqe me grurë si dhe mbjelljen në 2 ha me frutin e shegës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA