Gjithnjë e më shumë arsimi profesional po kthehet në kryefjalë të tregut të punës, që vuan mungesën e theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar.
Një nga shkollat më të mëdha profesionale në vend, “Beqir Çela” në Durrës ka hapur dyert për të njohur të interesuarit me mundësitë që ofron shkolla që përgatit mekanikë, termohidraulikë, elektriçistë dhe teknikë të mesëm kompjuterash.
“Me shkollën dhe profesionin që kemi, ka shumë vende pune. Profesion shumë i mirë, me të ardhura të larta”, tha një nxënës.
Kjo shkollë ku dominojnë djemtë synon të kthehet në një kampus të arsimit profesional në vend dhe të tërheqë edhe më shumë vajza në degën e informatikës.
Nxënës të klasave të 9-a nga shkollat e Durrësit panë nga afër punimet e paraqitura në panair si dhe u njohën me mundësitë që ofron kjo shkollë, diploma e së cilës njihet dhe jashtë vendit.
Top Channel