“Po e them këtu, po e them tani: 14 maji është një përpjekje për grusht shteti politik. Kjo është e qartë si drita e diellit. 14 maji 2023 është një tentativë për puç nga ana e perëndimit”, ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu befasoi me deklaratën, e cila i drejtohej më tej presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
“Këtë nuk po e them unë. Njeriu që drejton sot SHBA-në e ka thënë këtë vite më parë”, vazhdoi Soylu, duke nënkuptuar kështu ekzistencën e një plani për ndryshimin e pushtetit në vend.
“Kur të gjitha përpjekjet e tyre dështuan vite më parë, Biden u shpreh se kjo është mënyra e vetme që ata do të jenë në gjendje ta kenë Turqinë nën kontrollin e tyre,” ishte komenti i tij.
Rexhep Tajip Erdogan kandiddon për një mandate të ri në krye të shteti në zgjedhjet presidenciale të mesit të majit, që zhvillohen së bashku me ato të përgjithshme. Ai ka bërë një fushatë të fortë duke marrë pjesë në disa aktivitete brenda ditës, pasi këtë herë duket se përballet me një sfidë të vështirë ndaj qeverisjes së vet të gjatë.
Sondazhet e fundit tregojnë për një epërsi të lehtë të sfiduesit kryesor të Erdogan, udhëheqësi i opozitës së qendrës së majtë, Kemal Kilicdaroglu, i cili mbështetet nga Aleanca e Kombit, një grupim prej gjashtë partish politike. Erdogani është kritikuar për qeverisjen e tij gjithnjë e më autoritare, mënyrën se si e ka trajtuar ekonominë dhe inflacionin e shfrenuar gjatë viteve të fundit, si dhe për trajtimin e situatës së krijuar nga tërmeti.
Top Channel