Yjet e futbollit të viteve ‘80! Takimi në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”

29/04/2023 15:53

Yjet e futbollit shqiptar të viteve 80, zbriten serish në “Loro Borici”.

Kupa “Hysen Zmijani”  bashkoi edhe një here në fushën e lojës brezin e talentuar të Kolës, Demollarit, Kushtës, Vatës e deri tek ata me të rinjtë Nevil Dedes, Armando Cungut.

3 ekipet e yjeve të Flamurtarit, Tiranës dhe Vllaznisë, luajtën ne nderim të 60 vjetorit të lindjes se një prej lojtareve me të mirë të Shqipërisë ndër vite.

Për “Mjeshtrin e Madh” te sportit, kjo Kupe me emrin e tij ishte shume emocionuese.

I lindur në Shkodër në vitin 1963, Hysen Zmijani me bluzen e Vllaznise dhe Kombetares Shqiptare solli revolucion në pozicionin e mbrojtësit të  djathte. Ai ka luajtur në Shqipëri, Francë, Arabi Saudite dhe në Gjermani.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA