24/12 13:37
Pesë persona, mes tyre fëmijë 8-vjeçar, mbetën të vrarë nga një sulm me armë në një shtëpi në Klivelend, në Teksas.
Të shtënat ndodhën të premten vonë dhe policia është ende në në kërkim të autorit të dyshuar.
Autoritetet policore thanë se kishin marrë një telefonatë nga Klivëlendi për sulmin, por kur arritën në vendngjarje gjetën trupat e viktimave.
I dyshuari kryesor është një shtetas meksikan, i cili ishte i dehur dhe i armatosur.
Policia nuk bëri të ditur identitetin e viktimave apo lidhjen e tyre të mundshme me të dyshuarin, por tha se ata ishin të gjithë nga Hondurasi.
Sipas autoriteteve, katër persona u gjetën të pajetë në vendngjarje ndërsa një i pestë u deklarua i vdekur pasi u dërgua në spital.
Top Channel