Foto Ilustruese

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi qëlloi me armë zjarri gjatë një sherri me disa persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të shtune në Rrugën e Dibrës. Gjatë një sherri për motive të dobëta me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., 37-vjeçari me inicialet Xh. C. kishte qëlluar me pistoletë në ajër.

Policia ka mundur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA