“Prona i përket shtetit”/ Polonia sekuestron shkollën e fëmijëve të diplomatëve në Varshavë, ambasada ruse protestë zyrtare

29/04/2023 14:09

Rusia do të mbajë një protestë zyrtare diplomatike për atë që ajo e cilëson sekuestrim të paligjshëm nga autoritetet polake të shkollës së ambasadës së saj në Varshavë, ka thënë ambasadori i Moskës në Poloni.

Më herët gjatë ditës së sotme, kanali shtetëror polak i lajmeve TVP Info raportoi se policia ishte e pranishme jashtë shkollës në Varshavë, e cila është menduar si ambient për fëmijët e diplomatëve.

Pas kësaj lëvizjeje, ambasadori rus Sergei Andreyev e ka quajtur sekuestrimin një shkelje të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

“Sot autoritetet polake vendosën të ndërmarrin veprime të forta, pavarësisht faktit se kjo është një ndërtesë diplomatike, një ndërtesë shkolle,” tha zoti Andreyev për agjencinë e lajmeve TASS.

I dërguari tha se nuk ishte e përshtatshme që diplomatët rusë të hynin në konfrontim me autoritetet polake.

Ne sigurisht që do të bëjmë një protestë,” tha ai.

Lukasz Jasina, një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake, tha për Reuters: “Është e drejta e ambasadorit të bëjë këtë protestë. Deri më tani, ne nuk e dimë nëse ai ia ka dalë apo jo, ne jemi duke pritur për këtë. Mendimi ynë, i cili është konfirmuar nga gjykatat, është se kjo pronë i përket shtetit polak dhe është marrë nga Rusia në mënyrë të paligjshme.”

Pamjet e mëposhtme tregojnë policinë në shkollën e ambasadës në Varshavë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA