Papa në Hungari: Jo nacionalizmit, ktheni shpirtin europian e mbroni refugjatët!

29/04/2023 13:06

Ktheni shpirtin europian, mbroni refugjatët: Papa Francesku e kritikoi rritjen e nacionalizmit në Hungari gjatë vizitës së tij atje.

“Është jetike që të gjejmë përsëri frymën europiane”- tha ai në një fjalim në prani të kryeministrit populist të djathtë Viktor Orban në Budapest. Duhet të gjejmë “forma diplomacie” “qëllimi i të cilave është uniteti, jo thellimi i dallimeve”, ishte pohimi i kreut të Kishës Katolike.

“Politika shërben më shumë për të nxitur emocione sesa për të zgjidhur problemet teksa pjekuria e arritur pas tmerreve të luftës i hap rrugën regresionit drejt një lloj lufte prej adoleshentësh. Paqja vjen vetëm duke parë tablonë e gjerë. Politika duhet të jetë e vëmendshme ndaj individëve, ndaj të varfërve dhe të ardhmes, dhe jo thjesht ndaj pushtetit, fitimit dhe perspektivave të momentit”- tha Orban.

Duke ju referuar luftës në Ukrainë, Papa paralajmëroi kundër “luftënxitësve pubertarë”. “Gjithnjë e më shumë, entuziazmi për ndërtimin e një komuniteti paqësor dhe të qëndrueshëm të kombeve duket se po ftohet”, tha 86-vjeçari.

“Në vend të kësaj janë shënuar sferat e ndikimit, po theksohen dallimet, nacionalizmi është në rritje dhe gjykimet dhe gjuha gjithnjë e më të ashpra përdoren në konfrontimin e ndërsjellë.” Kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për “hapje ndaj të tjerëve” në politikën e refugjatëve. Në prani të Orbanit, që e sheh veten si “rojtarin” e Europës së Krishterë dhe ndjek një kurs të rreptë kundër emigracionit, ai paralajmëroi tendencat në rritje për t’u “tërhequr në vetvete”. Europa duhet të gjejë mënyra “të sigurta dhe ligjore” për të pranuar refugjatët, u shpreh Papa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA