Nis “përvëlimi”: Spanja e Portugalia, temperaturat më të larta gjatë prillit!

29/04/2023 13:31

Mediat e huaja thonë se temperaturat arritën 38.8°C në aeroportin spanjoll të Kordobës në Spanjën jugore, një rekord i ri ky për muajin prill sipas agjencisë shtetërore të motit AEMET.

Rekordi i mëparshëm i për këtë periudhë në Spanjë ishte ai i vitit vitin 2011 në qytetin lindor të Elche, kur zhiva e termometrit tregoi 38.6°C. Ndërsa në Portugalinë fqinje, temperaturat në qytetin qendror të Mora arritën në 36.9ºC, duke kapërcyer nivelin rekord të 36ºC të vendosur në prill 1945 në qytetin verilindor të Pinhao, e pohuar kjo nga agjencia e vendase e metereologjisë, Ipma.

Temperatura më e lartë në të gjithë Spanjën sakaq për muajin prill u regjistrua në vitin 2013 në Ishujt Kanarie në brigjet veriperëndimore të Afrikës, kur u prek niveli i 40.2°C. Vala e të nxehtit të parakohëshm që ka pushtuar të dy vendet duket se është nxitur nga një masë ajri të nxehtë dhe të thatë që vjen nga Afrika.

Temperaturat përvëluese kanë shkaktuar paralajmërime për zjarre dhe përkeqësim të kushteve të thatësirës. Parashikimet afatgjata të motit tregojnë se Spanja dhe pjesë të tjera të Europës Perëndimore do të vazhdojnë të përballen me temperatura jashtëzakonisht të ngrohta muajin e ardhshëm.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës i nxitur nga aktiviteti njerëzor po rrit intensitetin dhe shpeshtësinë e ngjarjeve ekstreme të motit, si valët e të nxehtit, thatësirat dhe zjarret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA