Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në lidhej me dhunimin dhe vdekjen e Joy Ayoko, një vajze të re keniane pak muaj më parë.
Prej orëve të para të mëngjesit 6 persona janë shoqëruar në komisariatin numër 1, për vrasjen e të resë keniane pak muaj më parë, e cila kishte ardhur në vendin tonë për të punuar në një kazino por për rrethana të paqarta u gjet e vdekur jashtë rezidencës ku jetonte me qira.
Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhrin për shoqërimin e 6 personave, mes tyre edhe Rodi Varçi, që rezulton të jetë shoferi i kazinosë që dyshohet të ketë pasur marrëdhënie intime me 22-vjeçaren dhe policia ka dyshime që mund të jetë i përfshirë në dhunimin e 22-vjeçares ose së paku ka dijeni se çfarë i ka ndodhur asaj mbrëmjen e 14 gushtit ku u dëmtua rëndë dhe humbi jetën.
Mes të shoqëruarve janë edhe vëllai i tij dhe shokë të tij ndërkohë që Prokuroria ka ushtruar kontroll në katër banesa ku po përpilohen prova me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel