Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Balldre të Lezhës.

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel se një kamion ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar drejt spitalit  të Lezhës.

Këmbësorja që po kalonte në vizat e bardha ka pësuar fraktura të shumta në trup, kryesisht në këmbë ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA