​Sulmet në Uman dhe Dnipro, Zelensky thirrje aleatëve për më shumë armë në Ukrainë

29/04/2023 09:36

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të dërgohen më shumë armë në vendin e tij, pasi sulmet me raketa ruse gjatë dy netëve të fundit vranë të paktën 25 civilë.

“Mbrojtja kundërajrore, aviacioni modern, pa të cilin është e pamundur mbrojtja kundërajrore, municione, të blinduara. E gjithë kjo është e nevojshme për të garantuar sigurinë e qyteteve tona, fshatrave tanë, në brendësi dhe në vijën e parë”, tha Zelensky.

Mesazhi i presidentit ukrainas vjen pas sulmeve ruse në orët e para të së premtes në qytetin Uman, ku humbën jetën 23 persona, mes tyre 4 fëmijë, dhe në Dnipro ku viktimë mbeti një nënë të re dhe vajza e saj 3-vjeçare.

“Vetëm e keqja absolute mund të lëshojë një terrorizëm të tillë kundër Ukrainës”- u shpreh Zelensky, duke shtuar se ai ishte i kënaqur me qëndrimin në Evropë që përgjegjësit duhet të dënohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA