Shqiptarët “të fiksuar” pas makinave, mbi 14 mijë mjete të blera vetëm gjatë tremujorit të parë! Marka më e preferuar

28/04/2023 14:56

INSTAT-i ka publikuar raportin e statistikave për transportin rrugor për 3 mujorin e parë të vitit 2023, në të cilin reflektohen të dhënat për transportin e mallrave, eksport-importet dhe markat e autopmjeteve që preferojnë shqiptarët.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2023, janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 460 mjete te reja, nga të cilat 27 lloje mjetesh dhe 276 marka mjetesh.

Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit të përgjithshëm të mjeteve rrugore e zënë “autoveturat” me 83,5 % dhe “Motor” me 6,8 %.

Numri më i lartë i mjeteve të reja rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, me 39,4 % të të gjitha mjeteve rrugore të regjistruara në vend në tremujorin e parë 2023. Sakaq, qarqet me numrin më të ulët janë Dibra me 2,1 % dhe Gjirokastra me 1,3 %.

Marka “Volksëagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3 %.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA