“Ne nuk do të harrojmë asnjë krim”/ Zelensky i përgjigjet Rusisë pas sulmeve të natës në Ukrainë

28/04/2023 10:20

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmeve të natës në Uman, Dnipro dhe Kiev.

Përmes një mesazhi në Telegram, udhëheqësi ukrainas shkroi: “Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre për shkak të terrorit rus. I jam mirënjohës forcave tona ajrore, gjuajtësve tanë kundërajror, kujtdo që ndihmon në kapërcimin e pasojave të sulmeve të armikut, kujtdo që mbron popullin tonë.

Ky terror rus duhet të përballet me një përgjigje të drejtë nga Ukraina dhe bota. Dhe do të ndodhë.”

Sipas Zelenskyt, “çdo sulm i tillë, çdo veprim i keq kundër vendit dhe popullit tonë e afron shtetin terrorist drejt dështimit dhe ndëshkimit, jo e kundërta, siç mendojnë ata.

Nuk do të harrojmë asnjë krim, nuk do të lëmë asnjë pushtues të shmangë përgjegjësinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA