Një 39-vjeçar nga Durrësi i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, është vënë në pranga nga policia.

Po në Durrës është shpallur në kërkim një 49-vjeçar i cili është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 1 muaj burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Një 47-vjeçare nga Shënavlash në Durrës, ka denoncuar në polici zhdukjen e motrës së saj 40 vjeç. Sipas saj motra e saj që është larguar nga shtëpia, ka probleme të shëndetit mendor. Policia po punon për gjetjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA