Sekretari i Përgjithshëm britanik, James Cleverly u ka bërë thirrje britanikëve dhe kujtdo që është ende në Sudan: “Nëse po planifikoni të lëvizni, lëvizni tani”.
Gjatë një interviste për Sky News, Cleverly tha se nga 4000 që është shifra zyrtare, rreth 536 britanikë janë evakuuar deri mbrëmë.
“Në vend që të japim informacion me pikatore, unë mendoj se është më mirë t’ju tregojmë saktësisht atë që dimë” – tha Cleverly, duke shpjeguar në momentet që po diskutohej vijonin fluturimet me britanikët e evakuuar. Sakaq, një pjesë e tyre ndodhen nën mbrojtjen e forcave të armatosura britanike në Khartoum.
Sipas sekretarit britanik, armëpushimi i ka bërë përpjekjet e evakuimit “dukshëm më të lehta”, megjithëse Mbretëria e Bashkuar e ka pasur “gjithmonë të planifikuar të evakuimin e menjëhershëm në çfarëdo rrethanash në terren”.
Mirëpo, vazhdimi i evakuimit me të tilla ritme do të jetë “shumë, shumë më e vështirë, potencialisht gati-gati e pamundur” kur të përfundojë armëpushimi sonte në orën 22:00 me kohën e Mbretërisë së Bashkuar. Cleverly u bën thirrje britanikëve që të shkojnë në bazën ajrore në veri të kryeqytetit, ku nisen fluturimet para përfundimit të armëpushimit.
“Ka avionë, ka kapacitet, ne do t’ju nxjerrim jashtë”- tha ai, edhe pse nuk mund të jepte asnjë garanci për ta pas përfundimit të armëpushimit. Sekretari i Përgjithshëm britanik deklaroi se Britania e Madhe po bën presion që armëpushimi të zgjatet. Sakaq, ka kundërshtuar raportet nga burimet gjermane se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte leje për të fluturuar në Sudan për të evakuuar diplomatët, gjë që më pas ndikoi negativisht në aleatët e tjerë.
Cleverly thotë gjithashtu se ai dhe sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace, “nuk i njohin” raportet, megjithëse nuk i mohuan plotësisht ato.
Top Channel