Se si hetohen të korruptuarit në institucione, qeveria e dha formulën përmes rekomandimeve vjetore.
“Për pjesën më të madhe ku është kërkuar përgjimi, rezulton se kryesojnë ato të funksionarëve të lartë, rekomandojmë të rritet numri i hetimeve kryesisht”, tha Manja.
Për Ulsi Manjën, dikur prokuror dhe sot ministër drejtësie, hetimi i të korruptuarve, nuk duhet të mbetet pasiv dhe në pritje të kallëzimeve të institucioneve apo qytetarëve. Por përfaqësuesit e akuzës duhet të shfrytëzojnë fuqinë që u jep ligji për hetime proaktive, që do të thotë për çdo indicie dhe dyshim, ata të regjistrojnë procedim. Ky qëndrim është i njëjtë me atë të një qeverie tjetër, atë të KLP-së, që pak ditë më parë dha të njëjtin sugjerim.
“Edhe ky është një rekomandim i përsëritur ndër vite dhe ne inkurajojmë vijimin e rritjes së numtit të hetimeve proaktive, përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit”, u shpreh Manja.
Qeveria i kategorizon prokurorët e pas reformës në drejtësi në dy grupe, në ata që pavarësinë e shfytëzojnë në liri të tepruar për të mos dhënë llogari dhe në ata që vazhdojnë me metodën e prokurorit të gatshëm që varet nga eprori. Manja foli dhe për hetimin financiar, pikërisht një ditë pasi gjykata e posaçme e apelit na në fuqi sekustron ndaj dy pasurive të vënë nën hetim nga SPAK dhe që i përkasin Erjola Hoxhës, bashkëjeteuese e Arben Ahmetaj. Por nuk dihet nëse orientimi për të këmbëngulur në parimin hetimor ‘ndiq paranë”, është apo jo qëndrimi i qeverisë për Arben Ahmetajn.
“Një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar edhe rritjes së numrit të hetimeve financiare sistematike dhe hetimit financiar paralel për veprat penale që gjenerojnë produkte, shtimin e numrit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve, përfshirë edhe rastet e tjetërsimit të tyre nga persona të tretë”, u shpreh Manja.
Ky mesazh iu dha SPAK që u krijua në 2019 dhe që ka në fokus hetimin e funksionarëve të lartë.
Top Channel